Telefoni po i ndihmon norvegjezëve për përcjelljen e koronavirusit

Ekonomia
44
0

Operatori më i madh telefonik në Norvegji, “Telenor”, po bashkëpunon me Institutin Publik të Shëndetësisë në Norvegji për të ndihmuar autoritetin që të monitorojë shpërndarjen e koroanvirusit.

Rreth 80 për qind e të dhënave në vend kalojnë përmes infrastrukturës së kompanisë, andaj “Telenor” e di saktësisht ku është çdo telefon, me telefonat që lëvizin mes stacioneve bazë përgjatë ditës.

Kompania thotë se me këtë mundohet t’i tregojë institutit se nga lëvizin njerëzit dhe se ku është rreziku potencial i shpërndarjes së koronavirusit.

“Në sistemin tonë ka njohuri se ku janë njerëzit. Triku është që të kuptojmë se si popullata po lëviz dhe nëse e kuptojmë se si po lëvizin e kuptoni po ashtu se si sëmundja potencialisht po shpërndahet në vend”, ka thënë për BBC-në Kenth Engo-Monsen, hulumtues në “Telenor”.

Më pas Instituti kombinon të dhënat me të dhënat tjera të nevojshme për koronavirusin dhe më pas përdor metodë matematike që simulon shpërndarjen e virusit për të arritur të parashikojë sa raste mund të ketë në rajone të caktuara.

Në Norvegji deri tash janë regjistruar 6525 raste të infeksioneve, e 128 kanë vdekur./Gazetaexpress.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.