Shifra të tmerrshme të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA

Lajmet
30
0

Gati 2,500 amerikanë kanë vdekur nga koronavirus në 24 orët e fundit – duke shënuar numrin më të madh të vdekjeve në një ditë të vetme.

Rritja e vdekjeve të martën solli numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara në rreth 26,000, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 600,000 njerëz tani janë infektuar me koronavirus në SHBA,. pasi numri i rasteve u rrit të martën për 26.500 më shumë të infektuar.

Në shtetin e Nju Jorkut tani janë gjithsej 10.842 vdekje nga COVID-19, pasi 786 raste me fatalitet u raportuan brenda një dite.

Nju Jorku ka deri më tani më se 203 mijë raste të konfirmuara me virusin pandemik. /Lajmi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.