Rreth 2000 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia brenda dy muajve

Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo.

Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në  Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë.

Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa.

Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare.

1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 Kroaci, shtatë Norvegji dhe 22 nga vende të tjera, raporton Indeksonline.

Gjatë të njëjtës periudhe mujore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës.

68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133.

Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së shumti për të përfituar shtetësinë e Kosovës janë këto: Shqiptare 133, turke 42, serbe pesë, boshnjak katër dhe të tjera 74. Gjithsej vendime pozitive u morën për tetë shqiptarë, një serb dhe 59 të tjerë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.