Punësimi në Gjermani, publikohen kushtet e reja për t’u pranuar

Krahas njohjes së gjuhës gjermane, edhe mosha do të jetë një prej kushteve të reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 marsi i vitit të ardhshëm për qytetarët e Ballkanit që duan të punojnë në Gjermani.

Këto rregulla janë parë me kujdes nga Ligji i Emigracionit dhe, siç mësohet, zotërimi i gjuhës gjermane do të jetë një kusht i rëndësishëm pa të cilin s’mund të punoni.

Edhe mosha do të jetë një nga kushtet, por akoma nuk është përcaktuar saktë. Siç bëjnë me dije mediat gjermane, Gjermanisë deri në vitin 2060 i duhet edhe 400 mijë punëtorë.

Drejtori i Departamentit për Hulumtim të Migracionit në Byronë Federale të Punësimit të Gjermanisë (IAB), Herbert Brucker, ka thënë se vendi duhet të hapë tregun e punës për vendet e tjera, pasi burimi i punës nga vendet e Evropës Jugore dhe Lindore është tashmë është përdorur maksimalisht. Eksperti gjerman për migracionin thotë se deri në vitin 2040, rreth 35 për qind e popullsisë gjermane do të ketë prejardhje të huaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.