Ike ti

Ike ti
dhe diçka u këput
brenda meje…
Buzëqeshja ime
pa gaz u bë
dhe dielli u fsheh
pas një reje.


Ngjyrë e dashurisë

Lëshuar në një qosh,
e vetmuar rri..
Petale trëndafili
mbetur që nga mbrëmja,
mbuluar prehër e gjunjë,
petale mëndafshi, vishnje,
nuk i shkund e as i hedh,
të dhimshme janë kujtimet,
të ëmbla si verë e vjetër,
trendafil i pupurt – ato,
ngjyrë e dashurisë,
si asnjë ngjyrë tjetër.


Ulu prane meje

Ulu ketu prane meje, me thua
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bejme ze,
kujtimeve te tretemi, se s’do shihemi me!


Dashuria e Gruas

Vetem
nje moment
i duhet gruas
te bjere ne dashuri,
ai mund te jete
moment:
admirimi,
sinqeriteti,
boshlleku,
perngjasimi,
egzaltimi,
rrefimi,
mirekuptimi,
keqardhje,
pranvere,
rinimi,
iluzioni,
hakmarrje,
nevoje,
vetem
nje Moment,
per te ngecur
ne gracken e saj
e reth Tij
të endë
fijen e mendimit
tere jeten..




Perpiqem te kuptoj ty

E di qe te kam prane
pas çdo poezie timen,
te shoh si buzeqesh lehte
mbi to, mbase zhytesh
edhe ne enderime, por
ti nuk je si gjithe te tjeret,
ti nuk nxitohesh
te pyesesh per mua,
ti mua me lexon ne vargje,
dhe me çon ca te shkurtra
oh, sa te shkurtra mesazhe..
Sot i mblodha te tera tok
rudha ballin mbi to
per te gjetur kush je ti,
dhe zbulova qe ti dhimbjen time
kupton me shume se gezimin,
(me ke falenderuar
se kam ndare me ty trishtimin)
ti me kupton edhe zemerimin..
Dhe dua te kuptoj ty,
ndoshta ke ecur edhe ti
ne rrugicat e loteve te mi,
ndoshta u perplase atehere
dhe ende perplasesh me jeten,
çgenjehesh edhe ti si une,
ndonjehere me te verteten..


Dashuria ime

Një gjethe e varur nga vjeshta kishte mbetur,
e vetme në trupin e dimrit te lagësht e te bardhë,
sot kallkan u këput e ra mbi pezulin e dritares sime,
ndoshta kështu do kisha rënë edhe unë at’her
e mbetura pezull mes jetes edhe vdekjes,
sikur të mos më kishte mbajtur ti Dashuria ime!

Që atëhere mësova të dua jetën mbi gjithshka,
të kuptoj atë qe të tjeret s’e kuptojnë,
të falë dashuri dhe aty ku mirënjohje s’ka,
të fal edhe miqtë që ne të nxituar gabojnë,
të fal edhe atë që kupën e helmit mbushur ka,
e mbi tavolinë për darkë si verë kërkon ta pijë,
që edhe fjalën e mirë më nga e keqja s’e ndan ,
jetën vehtes i nxin më shumë se ç’e ka nxirë..

 
Te ka marre malli?!

Për c’fare i dashur?
Për fjalet e mia,
që u kthyen
ne psherëtima,
për psherëtimat
që u kthyen ne lot,
për PO -të që si thamë dot..
..per netet pa gjumë,
per fantazite lume,
per enderat
qe ne mes i keputëm,
të mos na marre malli më,
edhe Zotit i u lutëm?
Per çfare?

Ulu prane meje

Ulu ketu prane meje, me thua
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bejme ze,
kujtimeve te tretemi, se s’do shihemi me!

Merak

Kaloj mesazhet me shpejtesi
Po me mungon ti
S’te pashe as dje, as sot
Madje as pardje..
Ç’te ka ndodhur, ku je?
A thua vjen nga puna
aq i lodhur valle,
sa s’shkruan dot dy radhe?
Nje dite mungova une
Dhe me the te mori malli
Po tani ç’u bere Ti?!
Me bere merak vertet,
e di?
Ka shume rendesi
edhe vetem nje fjale, siç
ka rendesi te jesh gjalle
pas kesaj mund edhe
te grindemi po deshe
Ti quame liberale,
une te dhuroj nje qeleshe..


Poezia ime

Tani mund të shohësh përmes tyre
si në transparencë zemrën time,
ndoshta vetullat do t’i ngresh përsëri
me habi do pyesesh: Ti je këtu? Ti?
Nuk më çudit me habine tënde,
se gjithnjë kështu je habitur,
me kë ndave ndjenjat, kurrë se ke ditur!
Se me ty unë kam qenë e ndrojtur,
Se me ty unë kurrë s’kam lojtur,
Se për ty lotët fshehurazi kam fshirë,
tek prisja e merakosur der’në të gdhirë.





Ne kete nate me shi

Ne kete nate me shi
Brengat nuk pushojne
Zemra e merzitur
Lotet me pikojne.

Nga thellesia e shpirtit
Kendohet nje elegji,
Nje ze i pikelluar
Tretet neper stuhi.

Neper rruget e botes
Shtetitem dhe kujtoj ty,
Buzet e tua te lazderuara
Me lot ne sy.

Buze liqenit,
Prehet premtimi i vrare
E lodhur nga etja
Freskohet zemra e ndare.




Me  Dua vetem Mua zemra ime

Nese e do bukurine
atehere mos me duaj mua,
sepse ka te tjera
qe jan me te bukur se une!

Nese e do mencurine
atehere mos me duaj mua,
sepse ka te tjera
qe jan me te mencura se une!

Nese e do pasurine
atehere mos me duaj mua,
sepse ka te tjera
qe jane me te pasura se une!

Nese e do dashurine
ateher me duaj vetem mua,
sepse nuk ka asnje
qe te dashuron me shum se une!

 

 

Mergimtarit

 

E kerkova kuptimin
Ne valet e mergimit.
Nuk e gjeta shpetimin
Isha zog vuajtje e mjerimi…

Mos ngritni kulla ne ere,
Aty,apo ketu me mire!
Akund o te mjere
Jeta pa liri s’ka vlere…

Populli per liri nuk mbetet
As ne xhami ,as ne kishe,
Je vigjilent kurdoher,
Me syrin lart e syrin pishe.




Jeta

Jetë moj e shtrenjta jetë,
O moj jeta ime,
Që të ngrysa në kurbet
Jetë plot mundime.

Endacakë nëpër botë
Qytet më qytet
Nga sytë s’mu ndan k’ta lotë
O moj e shtrenjta jetë.

Se dy qytete ka kjo jetë
Ah, kjo jetë e mjerë.
Një ku lind e një ku vdesë
E nuk ka të tjerë.

Ti ikën kaq shpejt moj jetë
Si skitë në dëborë
Ikën edhe shpirtra vretë
Si një plumbë qorrë.

Iku jeta ime nënë
Opo në kurbetë
Ah, për ty shpirti më dhëmbë
Na ndau kjo jetë.

Lartë jet’ e poshtë vdekje
Dy botë, dy qytete
Për ty jet të gjithë kan etje
E pa çmuar mbete.

Jetë o moj jetë plo vlerë,
Ti moj jet e mjerë.
Me para kurrë s’t’kanë blerë
Sheik e bejlerë.

 

 

 

Plagë Dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s’mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.

Ndoshta ke gjetur dike
per te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.

Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim

Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti

Te gjitha qe i permenda
s’jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri

 

I dua syt

I dua syt e tua te shkruar
qe kurr nuk do te jen te harruar
Buzet e tua te embla si qershi
kur i puth e ndjej qe me don vetem ti
Ma treguan nje Ndjej,
qe shum me pelqej
Me than se shpirti yt pa temin nuk jeton
me than se zemra jote timen shum e dashuron..!!




TE PRES

Nga ti pres
buzen te ma ofrosh
nga ti pres
zemren te ma dhurosh

Nga ti pres
fjalen shum te dua
ateher je i imi
dhe kurr nuk kam per te harruar.

POEZI

Thuaje te lutem, qe me don.
Pse kaq shum po me mundon?
Pse po tallesh ti me mua?
Esht gabim qe un ty t`dua?

Neso po ti me trego!
Thuajem tjeter dashuro.
Se ty me s`te dashuroj.
Dhe besom, se un do shkoj..

 

 

-Poezi-

Ne takimin e par digjem si zjarr
Ne takimin e dyt te dua si syte
Ne takimin e tert te dua per jete
Ne takimin e katert nje puthje me hater.

Fjal dashurije

Sikur ti ta dije,
se sa shum te dua,
asnje qast i dashur,
s`do t`rrije pa mua.

Por qfar te them un tash,
kur ti e din shum mir?
Te dashuroj dhe mos t`kam afer,
shum esht e veshtir.

Andaj t`pyes o shpirt,
si t`ja bejm ne tash?
Qe t`mos jemi vetem,
por gjith te jem bashk.

Ah moj perendi,
pse jeten sma gezon?
Qe zemra ime te ket pran,
at qe vertet shum e don.

Kur ne do jem bashk,
kjo dit do te vjen,
qe zemra ime e lodhur,
pran tendes te flen.

 

 

-Poezi-

E kam mohuar, e kam perzen
e kam dashur , e kam urryer
me ka dhen dhimbje
me ke dhen emocione
te lendon e te sheron.

pse ky emocion nuk me len te jetoj
pse pa te dot nuk jetoj
pse kurr e urrej e kerkoj
pse te dua edhe kurveten e shkatroj
pse un ndjenjen ta mohoj
dhe un vet shpirtin ta mallkoj

e shtyj e perplas me ze te lart i flas
po prap perball ajo syt i perplas
nuk te dua nuk te kerkoj
me kembgulje e mohoj
po prap kurr se harroj
ah dashuri sa shum per ty do maj zi.

je qorre e qesharake
je dinake e kurr su plake
per ty bejm lufta
per ty jetojm
per ty vuajm dhe veten shkatrojm
a lum si ai qe ty te ka provuar
ah mjer si ai qe ty te ka provuar
se kurr per jet pa ty ska per te jetuar.