Minishengeni – pasoja të tmerrshme për Kosovën

Lajmet
249
0

Për marrëveshjen Rama – Vuçiq – Zaev apo minishengenin ballkanik – sipas publicistit Rexhep Shahu – opinioni nuk din asgjë konkrete.

Shahu, për “Bota sot”, theksoi se nëpërmjet minishengenit, serbëve do t’iu mundësohet të punojnë e jetojnë në Shqipëri. Pra, me një fjalë, do të mund të bëhen dhe banor të ligjshëm të Shqipërisë.

“Dje vonë u mësua jo nga Rama se qytetarët serbë nga janari 2020 lejohen të punojnë e jetojnë në Shqipëri si çdo shqiptar. Pra lejohen serbët që edhe ti blejnë gjithë banesat e lira në Durrës a Tiranë a kudo në bregdet që shqiptarët të bëhen qeraxhij të serbëve.

Është besuar se serbët përmes autostradave do të udhëtojnë nëpër Kosovë e Shqipëri drej Italisë por nuk është besuar se minishengenin i Edi Rames do të sjellë serbët si popullsi në Shqipëri që ata të jenë konsumatorë të blejnë pasuritë e pa shitura të oligarkëve shqiptar që i kanë vu në lekë droge. Janë mijëra pallate bosh që mund ti blejnë serbët”, tha ai.

Sa i takon integrimeve në rajon sipas Shahut, shqiptarët nuk kanë synuar të integrohen në Serbi sepse kanë qenë gjysma e shqiptarëve nën serbi e jugosllavi e nuk u integruan në Serbi.

“Ndërsa takimi në Tiranë e Durrës pa liderët e Kosovës besoj ndodhi nga fyerja e fundit e Vucicit që mohoi masakrat dhe nga kjo deklaratë besoj zunë shkak të mungojnë. Gjithashtu edhe nga fyerjet e vazhdueshme të Rames ndaj liderëve të Kosovës që i duken të veshjel Ramës së madh. Rama nuk mund të flasë në emër të Kosovës”, tha ai.

Nga ana tjetër, fyerjet e Rames ndaj liderëve të Kosovës janë ligësi që duhet ta paguajnë liderët e Kosovës që i kanë besuar „europianistit“ Rama.

Shkurt po mendoj se pak të ngulte këmbë Rama do të bëheshin bashkë shqiptarët dhe do të ulej me këmbë në tokë Vuciqi./Botasot.info

Facebook Comments

POST A COMMENT.