Loredana anulon koncertin për shkak të koronavirusit

Lajmet
91
0

Loredana Zefi e ka anuluar koncertin e saj në Zvicër.

Reperja shqiptare e njohur dhe e suksesshme edhe nëpër botë, Loredana Zefi është detyruar ta anulojë koncertin e saj të fundit, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk do të performojë në Zvicër dhe duket se shkak u bë virusi vdekjeprurës Covid-19 i njohur ndryshe si koronavirus.

“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe fansat, dhe do doja të gjeja një datë të re”, u shpreh reperja shqiptare./Lajmi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.