Klyshi i Serbis Gjuriq e quan Trepçën ‚krenari kombëtare‘ të Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq iu uroi sot Ditën e Minatorëve punëtorëve dhe menaxhmentit të Kombinatit metalurgjik Trepça, raporton Kurir, transmeton „zeri.info“.

Gjuriq vuri në dukje se puna e vështirë, e rrezikshme, e minierave, por mbi të gjitha e nderuar, është ngulitur thellësisht prej dekadash në zhvillimin e Kosovës, por edhe të Serbisë në tërësi, dhe se pa këtë Kombinat, përparimi ekonomik vështirë të imagjinohet.

“Trepça është, para së gjithash, ‘krenaria’ jonë kombëtare dhe një pjesë e pandashme e përparimit që ne po bëjmë në frontin ekonomik, por edhe në të gjitha fushat e tjera”, tha Gjuriq./Zeri

Facebook Comments

POST A COMMENT.