GËNJESHTRA E MADHE: KURTI PRANON QË E KA PARË MARRËVESHJEN SEKRETE KOSOVË-SERBI

Lajmet
105
1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka pranuar të jetë në dijeni për “përmbajtjen e marrëveshjes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën, siç thotë ai, e ka diskutuar me Përfaqësuesin Special të Shtëpisë së Bardhë për Dialogun, Richard Grenell.

Në një intervistë me mediumin ndërkombëtar The Economist të publikuar në formatin digjital të kësaj reviste, Kurti është shprehur se me Ambasadorin Grenell ka hasur në mospajtim sa i përket “përmbajtjes së marrëveshjes” Kosovë-Serbi, sado që ka deklaruar të jetë pajtuar me të për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

“Ata më akuzuan mua që jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë un nuk u pajtova me Ambsadorin Grenell. Kështu, unë jam pajtuar me Ambasadorin Grenell se ne duhet ta kemi një marrëveshje me Serbinë, dhe se një energji e re është e nevojshme, por kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes, ne kishim këtë dallimin”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit, ky ishte i vetmi dallim që ai pati me Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ve.

“Unë nuk mendova që ky dallim do të ishte kaq i rëndësishëm. Doli që ishte kështu”, ka thënë Kurti në këtë bashkëbisedim që pati me Jason Palmer, gazetarin dhe autorin e podcast-it “The Intelligence”.

Megjithatë, ky deklarim i kryeministrit në detyrë Kurti, bie në kundërshtim me fjalimin e tij të mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 25 mars.

Në fjalimin e tij para votimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë, ai tha se nuk ka parë asnjë marrëveshje sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i shkarkuar tha se në momentin që do ta kishte marrëveshjen sekrete mes këtyre dy presidentëve, ai do ta publikonte.

“Po, a mendoni ju që po ta kisha marrëveshjen sekrete do të ngelej sekrete ajo, po normalisht që do ta kisha publikuar. Marrëveshja sekrete është sekrete, sepse nuk e kam. A e kuptoni, momentin që unë e kam marrëveshjen Thaçi-Vuçiq unë ua sjell, por nuk e kam. Ama ka marrëveshje sekrete, edhe ajo marrëveshje është motori i kësaj seance”, deklaroi Kurti.

Në këtë rrethana me trusni të madhe, Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë ku sipas tij, marrëveshja është e gatshme. Për këtë, ai siguroi se kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet pa e ”thyer” atë. /Insajderi.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.