Albin Kurti bën veprimin e madh me pagën e tij për luftën kundër koronavirusit

Lajmet
117
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që gjysmën e pagës së tij ta dhurojë për luftën kundër Koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti do të dhurojë 684.34 euro nga paga e tij.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar Kryeziu./BS

Facebook Comments

POST A COMMENT.