Agim Ademi: Do të ketë prurje të reja nga Gjermania e Zvicra

Sport
124
0

23:10 | 24 Nentor 2019
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zbuluar se shumë shpejtë do të ketë prurje të reja te Kosova.

I ftuar në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova, Ademi ka thënë se prurjet e reja do të jenë lojtarët që luajnë në Gjermani ose Zvicër.

Ai nuk ka treguar emra, por ka lënë të kuptohet se futbollistët që do t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës, do të jenë ‘me emra’.

Numri një i FFK-së la të kuptohet se mund të jetë edhe Meritan Shabani i Bayern Munich.

“Dy ose tre futbollistë që luajnë në Zvicër ose në Gjermani. Tash mendoni ju kush do të jenë. Janë futbollistë me emra. Janë jashtëzakonisht të mirë. Lojtarë të kalibrit si te Bayern Munich”, tha Ademi. /Lajmi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.