55 të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave të Qeverisë

Lajmet
57
0

Policia e Kosovës ka arrestuar 55 persona brenda 24 orëve të fundit, të cilët nuk kanë përfillur vendimin e Qeverisë për masat për parandalimin e Virusit korona.

Policia ka njoftuar në detaje për rastet e të arrestuarve.

Në Prizren rezulton të jetë numri më i madh i veprave të mosrespektimit të masave bazuar me qytetet tjera.

Në Prizren gjatë 24 orëve kanë ndodhur 10 raste, ndërsa janë përfshirë 13 persona.

Mitrovica e Jugut pason pas Prizrenit me 6 raste të ndodhura, ndërsa 10 persona të përfshirë.

Në Prishtinë kanë ndodhur 6 raste dhe janë përfshirë 8 persona.

Në Gjilan kanë ndodhur 2 raste, ndërsa janë përfshirë 3 persona.

Poashtu edhe në Ferizaj kanë ndodhur 2 raste, ndërsa janë përfshire 4 persona.

Në Pejë kanë ndodhur 6 raste dhe janë përfshirë 9 persona.

Në Gjakovë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 2 raste, ndërsa janë përfshirë 2 persona.

Në Mitrovicën e Veriut nuk ka pasur asnjë rast brenda 24 orëve.

Në total rezulton të jenë kryer 37 raste, e të jenë implikuar 55 persona./Kallxo.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.