Pasqyre

timthumb.php

Policia ia kthen Krasniqit, mos bëj shantazh dhe fushatë me ne (VIDEO)

Prishtinë. Zyrtarë të Policisë së Kosovës e konsiderojnë deklaratën e deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi si tendencioze...

Policia ia kthen Krasniqit, mos bëj shantazh dhe fushatë me ne (VIDEO)

timthumb.php

Prishtinë. Zyrtarë të Policisë së Kosovës e konsiderojnë deklaratën e deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi si tendencioze e cila, e cila sipas tyre ka për qëllim jo vetëm njollosjen e njësiteve të Policisë së Kosovës dhe njësive speciale. Kështu ka thënë, të enjten gjatë një konference për medie Rashit Qalaj drejtor i Departamentit të Operativës në Policinë e Kosovës. Ma shum

Serbët kërkojnë kthimin e vrasësit Radic në burgun e Mitrovicës

serb-euml-t-k-euml-rkojn-euml-kthimin-e-vras-euml-sit-radic-n-euml-burgun-e-mitrovic-euml-s_hd

Përfaqësues të serbëve nga Kosova kanë kërkuar nga EULEX-i të ndalojnë së arrestuar serbë derisa gjykatës e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin juridik të Kosovës.

Deputeti nga Serbia, Aleksandar Jablanovic ka thënë se në Mitrovicë është mbajtur takimi i përfaqësuesve i katër komunave nga veriu i Kosovës me përfaqësues të EULEX-it dhe se sipas ti, shkas për këtë ka qenë “arrestimi i shpeshtuar” i serbëve nga policia e EULEX-it.

“Nga EULEX-i kërkohet që të respektohen të drejte qytetarëve gjatë privimit nga liria, të ndalohet arrestimi gjithnjë derisa gjykatë e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Jablanovic, njofton B92 .

Gjatë takimit me përfaqësues të EUELX -it është kërkuar që vrasësi i policit të ROSU-s Enver Zymberi, Radovan Radic, i cili u arrestua dje në Zubin Potok, të kthehet sa më shpejt në burgun e Mitrovicës dhe të ketë garanci për sigurinë e tij.

Yllka Kuqi

yllka-kuqi
 
Këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi, do të publikojë së shpejti videoklipin e saj të ri.

Kënga e titulluar “Të Kujtoj” e cila është përpunim i realizuar nga Florent Boshnjaku, pritet të vijë si videoklip jo më larg se të shtunën.

Videoklipi vjen pas lansimit të albumit të ri ‘unplugged’ nga Yllka, i cili përmban 14 këngë.

“Albumi nuk është krijuar për motive komerciale, por më shumë është dedikim dhe dhuratë për muzikën shqipe”, ka potencuar Yllka për Telegrafin.

Ajo shtoi se tenton të vazhdojë të mbajë motivet tradicionale nëpër këngë, teksa u shpreh e lumtur për publikimin e klipit të ri që do të bëhet të shtunën.

 

Thaçi e Daçiq takohen më 31 mars

timthumb.php

Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të zhvillohet më 31 mars, bën të ditur zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit.

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq. Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

Vjen “Facedown” nga Capital T, Lyrical Son dhe 2po2 (Video)

largea_foto-php5_81377268880

Eshtë publikuar projekti më i ri i Capital T në bashkëpunim me Lyrical Son dhe 2po2, i titulluar “Facedown”.

Kënga është punuar nga Authentic Entertainment, ‘label’ që udhëhihet nga reperi 2po2.

Capital T në projektin e tij të ri shoqërohet nga vetura të shtrenjta e ‘outfit’ serioz në interpretim të fuqishëm. Projekti që ka potencial për t’u bërë hit dallohet me refren shumë mirë të performuar nga Lyrical Son, teksa me tekst të fuqishëm është paraqitur 2po2.

Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar produksioni “Max Production”.

Alketa relaks në bregdetin shqiptar (Foto)

1978847_619404111485443_845548474_n-1395484601

Alketa Vejsiu, moderatorja e njohur shqiptare, si duket pas përfundimit të talent shout “X Factor Albania”, ka gjetur kohë për të pushuar. Ma shum

“Zogu” rrezitet në Xhamajka [foto]

20140315180412647

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Tuna ndodhet në Xhamajka së bashku me të dashurin e saj Cozmanin, me të cilin po kalojnë pushimet pranverore.

Dje ajo në Instagram postoi një fotografi duke treguar se gjendet në vendlindjen e Bob Marleyt, por sot ajo ka postuar një tjetër fotografi e shtrirë në një krevat në plazh.

Krijuesja e hitit “Fenix” edhe një herë ka shfaqur trupin e saj seksi teksa kishte të veshur bikini me ngjyrë të zezë.

Cozman me gjasë e ngatërroi “zogun” dhe në vend të saj ai shkoi për foto te papagalli.

Kosova luan në kualifikimet e Botërorit 2018

018444876

Pritjes së gjatë të dashamirëve të futbollit kosovar që ta shohin kombëtaren e tyre në kualifikimet e ndonjë prej ngjarjeve më të mëdha të futbollit, shumë shpejt do t’i vijë fundi. Ma shum

Baneri “Kosova është Serbi” në kodrën prapa stadiumit “Adem Jashari”

Një grup tifozësh të dy skuadrave beogradase, “Crvena Zvezda” dhe “Partizan” kanë shpalosur sot në Mitrovicë një transparent ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Banerin me këtë mbishkrim serbët e vendosën në kodrën prapa stadiumit “Adem Jashari”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Haitit në Mitrovicë.

Me këtë veprim, tifozët e këtyre klubeve kanë treguar edhe njëherë se nuk pajtohen me këtë ndeshje miqësore të përfaqësueses së Kosovës transmeton Koha.net.

Ndryshe, ndeshja Kosova-Haiti ka përfunduar me rezultatin fillestar, 0 me 0, pavarësisht rasteve të mira për të shënuar nga përfaqësuesja jonë.

Tuna largohet nga “X Factor”?

tuna_sejdiu_08

Prej dy vitesh Tuna ishte pjesë e panelit vlerësues të shout të talentëve ‘’X-Factor Albania’’, por jo më.

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudhë jo fort të këndshme gjatë këtij edicioni të ‘’X-Factor’’.

Ajo, fillimisht pati një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka.

Mësohet se në planet e Verës është Genta Ismajli, të cilën ajo thuhet se e ka shumë për zemër.